AktualitetPolitikëTë fundit

Propozimi i Vetëvendosjes/ Ralf Gjoni: Të bëhemi bashkë për kombin, të miratojmë rezolutën për gjenocidin serb

Në seancën plenare që është duke u zhvilluar ditën e sotme e mori fjalën edhe deputeti, Ralf Gjoni. Ai foli mbi gjyqin ndaj ish-drejtuesve të UÇK në Hagë.

Gjoni bëri thirrje që palët politike të bëhen bashkë dhe të miratojnë një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Nuk ka mundësi që për shkak se kemi komplekse nga disa burracakë në BE që ne të përdhosim luftën e Kosovës, që ka qenë luftë e shenjtë për të mbrojtur viktimat e Milloveshiçit, ndaj gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë.

Ka ardhur koha që Tirana dhe Prishtina të flasin njëzëri, ka ardhur koha të mos ketë më kufi midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndaj z. Kryetar, këtë temë e ngrita pa qëllim. Ka një rezolutë shumë të vonuar të Parlamentit tëq Kosovës në vitin 2019 për dënimin e gjenocidit në Kosovë.  Ka një kërkesë nga LVV për një rezolutë të ngjashme.

Të ulemi të gjithë së bashku që të kalojmë një rezolutë të ngjashme për të dënuar gjenocidin që është bërë ndaj shqiptarëve. Ajo gjykatë speciale në Hagë është antishqiptare dhe nuk i shërben aspak interesave tona. Ne t’i bashkojmë forcat, t’i lëmë ndasitë dhe të bëhemi bashkë për kombin”, tha Ralf Gjoni.

 

Fraksion.com