AktualitetPolitikëTë fundit

Përjashtohet Alimadhi nga Kuvendi; Gjuzi Ruçit: T’i kërkohet ndjesë, është për herë të dytë

Kuvendi ka nisur javën me seancë plenare teksa ka filluar me diskutimet e para. Në fakt Gjuzi i është rikthyer debateve të javës së shkuar ku Alimadhi u përjashtua me 10 ditë.

Deputeti Kujtim Gjuzi i kërkoi kryetarit të parlamentit’ Gramoz Ruçi t’i barazojë dënimin Alimadhit me zero dhe t’i kërkohet falje për përjashtimin e padrejtë.

Nga ana tjetër Ruçi i ka kërkuar deputetëve duke theksuar se nuk janë më ‘’të rinj’’ në Kuvend si dhe duke i treguar se kur merret fjala për replikë dhe kur jo.

Për më tepër ai ka zbuluar se Byroja e Kuvendit i ka ulur përjashtimin nga 10 ditë në 5 ditë.

 

Kujtim Gjuzi: Në seancën e kaluar patëm një debat dhe Alimadhi është perjashtauar për herë të dytë. Ne do ta ruajmë dhe kujdesemi për vendin tonë, dhe veçanërisht për parlamentin që është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri.

 

Ju i thatë se kryeministri nuk i kishte përmendur emrin Alimadhit, por i ka përmendur 4 herë mbiemrin. E keni dhe këtu në procesverbal.

Dënimi të barazohet me 0, t’i kërkohet ndjesë Alimadhit dhe të kthehet në sallë.

Gramoz Ruçi: Edhe njëherë koleg deputet, s’jeni më deputet të rinj, nuk merret fjala për replikë sa herë të përmendet emri, s’është shkak, lexoje, që po t’u përmend emri ke të drejtë për replikë.

E para merret kur fyhet deputeti ose kur shtrembërohet esenca e debatittë fjalës. Deptuet Alimadhi s’ka folur fare në atë seancë dhe nuk është fyer, dhe s’ka të drejtë fjale për replikë.

Pavarësisht se çfarë thotë drejtuesi i seancës, nuk përbën arsye që mos respektosh rregulloren apo të pengosh kolegun për diskutim.

Pavarësisht nga masa nuk përbën arsye që t’i mos zbatosh masën. Prandaj s’ka vend për të kërkuar dhe propozimi yt është shqyrtyar se në Byronë e Kuvendit ka shkuar ankesa e Alimadhit, dhe është vlerësuar si e drejtë. E ka ulur masën nga 10 ditë në 5 ditë.

 

Fraksion.com