AktualitetRajoniTë fundit

“Pas një jave mund të arrijmë pikun e infektimeve”; Ministri italian i shëndetësisë i shqetësuar për situatën

Italia po përjeton mesa duket periudhën mars-maj të këtij viti, ku Covid-19 shkaktoi mijëra vdekje dhe qindra mijëra raste të infektuarish.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci është i frikshëm, ku janë numëruar 34 mijë raste të reja dhe 546 të vdekur.

Duke parë këtë rritje të shpejtë të rasteve pozitive dhe viktimave, ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza tha se gjatë këtyre shtatë ditëve pritet të arrihet piku i infektimeve. Ministri u shpreh se ende nuk dihet se si do të veprohet për Krishtlindje.

“Kanë mbetur edhe 40 ditë, që në nivele epidemiologjike është një kohë e gjatë. Për mua tani mbetet evazive,” tha Speranza.

Më tej ministri i italian deklaroi se për festime në masë, do duhet të pritet deri në gjysmën e dytë të 2021, jo më parë. Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë regjistruar 1,17 milion raste me Covid-19 si dhe 45,229 viktima.

 

Fraksion.com