Kuvendi, Lleshaj: 23 grupe kriminale janë shkatërruar, u regjistruan 44 vrasje në 2020
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë interpelancës të mbajtur ditën e sotme në Kuvend i është përgjigjur deputetit Korab Lita pas akuzave ndaj tij.
Ai u shpreh se niveli i vrasjeve në vend është 1.7 për 100 mijë banorë, 1.2 nga mesatarja e BE-së dhe shumë herë më mirë se sa vend të tjera të Europës.
“Interpelancat i shoh pozitivisht për të sjellë diskutimet në Kuvend. Kam deklaruar se sa duhet mbështetja politike mbi krimin. E kam theksuar që niveli i rendit dhe sigurisë në Shqipëri është në nivelin më të mirë. Niveli i vrasjeve në vend është 1.7 për 100 mijë banorë, 1.2 nga mesatarja e BE. Krimi i armëmbajtjes pa leje ka një rënie të theksuar. Sa i përket çështjeve të sigurisë rrugore 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore 334 në vitin 2019, 153 të numrit të të vrarëve në aksidente rrugore të këtij viti. Intensiteti i lartë është në fushën e krimit të organizuar.
Dua t’ju them që në 2019 janë shkatërruar 23 grupe kriminale, 30 janë në vitin 2020, janë regjistruar në raportin e fundit të BE. Sa i përket kanabisit, lufta ka shënuar rezultatet më të larta në tre dekadat e fundit. 2020 e ka shtuar nivelin ka ndërmarrë më shumë hetime. 106 hetime nga 73 një vit më parë. Goditjet dhe shtimi i kapaciteteve, hetimet më të mëdha kanë sjellë rezultate të padiskutueshme. Për sa i përket Ilrian Guard, pyetja juaj është formuluar gabimisht, është një shoqëri shtetërore, nuk është private, është aksionare me kapital shtetëror, është vënë për të shtuar sigurinë e institucionet shtetërore. Sot ruan 370 objekte, ka një staf shumë herë më të motivuar dhe do t’ju ftoja se për të krijuar një ide më të qartë ,mund të pyesni punonjësit e saj”, tha Lleshaj.
Ndërsa dhe për luftën kundër kanabisit ai tha se këtë vit u asgjësuan më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë.
“OFL i cili godet asetet kriminale vazhdon me intensitet të lart. Janë referuar 1881 pasuri të nxjerra nga krimi. Sa i përket kanabisit, dua tju them që lufta kundër saj ka shënuar rezultatet më të larta në 3 dekadat e fundit. Në vitin 2020 e ka shtuar nivelin e kontrollit në territor. 106 hetime proaktive janë zhvilluar nga policia këtë vit. Sivjet janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë. Për 2020 autoritetet italiane kanë kapur 911 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria. Dua tju them që ka vazhduar puna për konsultimet e policisë së shtetit. Për shoqërina Ilyrian Guard. Ju folët për një shoqëri private Ilyrian Security por nuk ka një të tillë. Ka një shoqëri aksionere me kapital shtetëror. Ilyrian Guard është krijuar për të ulur kostot dhe kemi rritur cilësinë e këtij shërbimi. Ajo ruan 370 objekte shtetërore, ka një staf shumë herë më të motivuar. Do tju ftoja që të pyesni punonjësit e saj dhe tju thonë se çfarë kanë ndryshuar. Të gjithë aludimet politike për to unë dua që t’i mohoj”, tha Lleshaj.
Fraksion.com