Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Në vend të gënjeshtrave kundër meje, do kishe shpëtuar disa nga 8 qytetarët që humbën jetën
Pas një bilanci që bëri sot kryeministri Edi Rama sa i takon situatës në vend për shkak të koronavirusit, vjen një kundërpërgjigje nga lideri i PD-së, Lulzim Basha.
Përmes një statusi në ‘Twitter’, kryetari i demokratëve theksoi se nëse Rama do të kishte investuar kohën e tij në shërbim të qytetarëve, do kishte arritur që të shpëtonte 8 qytetarët që humbën jetën sot nga COVID.
Sipas Bashës, ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Mes të tjerash Basha shton se; “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”.
REAGIMI I BASHËS
Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!
MESAZHI I RAMËS
🔴 Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës.
#MbaniMaskën
#RuaniDistancat
#MbrohuniNgaDizinformimi
Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku🤝
#SiNjëFamilje❤️
Fraksion.com