E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
AktualitetPolitikëTë fundit

Situatë kaotike nga COVID-19 në gjithë Europën;Rama: Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?

Kryeministri Edi Rama ndërsa solli fakte se situata e vështirë nga COVID-19 ka pushtuar dhe vende të tjera, si Italia, Anglia apo Belgjika, Gjermania etj, ndërsa saktëson se opozitat në këto vende nuk janë tërbuar, si LuliMoniSalikes, pasi janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit.

“Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes?
Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie!”,- theksoi Rama.

“Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që sillet si një çetë KÇK-je edhe kur populli gjendet nën sulmin e një virusi vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet”,- thekson Rama.

Nga raportimet televizive nga disa vende të botës tregohen vështirësitë e hasura nga sistemi shëndetësor për të përballuar valën në rritje të infektimeve dhe shtrimeve në spital. Kështu, në Itali, në një spital në Napoli duket se po trajtohen në makina pacientët me Covid për të paktën 4 ditë duke u matur tensionin e gjakut dhe oksigjenimin.

Dhe ky spital në Napoli nuk është i vetmi spital në Italinë Jugperëndimore që po bën lajm në media, pasi një video e hedhur në median sociale tregon trupin e një personi në dyshemenë e tualetit. Drejtori i spitalit tha se po kryhet një hetim për vdekjen.

Pesë organizata mjekësore italiane shkruan një letër ku paralajmërojnë situatën e rëndë duke theksuar: Spitalet janë tashmë drejt kolapsimit.

Në Republikën Çeke ka 12 mijë raste infektimesh të reja çdo ditë dhe 5878 vdekje deri tani, apo 549 vdekje për 1 milion banorë.

Në Belgjikë kriza po i çon spitalet drejt limiteve, me 7 mijë raste të hospitalizuara, dhe 1197 vdekje për 1 milion banorë.

Në Francë, pacientët me COVID zënë 97% të shtretërve në reanimacion. Vendi ka 1.8 milion të infektuar, 43 mijë e 892 viktima apo 672 viktima për 1 milion banorë.

Në Gjermani, janë 23 mijë të infektuar në ditë, 12 431 viktima apo 148 viktima për 1 milion banorë.

Në Itali ka mbi 1 milion të infektuar me mbi 30 mijë infektime të reja në ditë e 44 139 viktima apo 730 viktima për 1 milion banorë.

Statistikat e fataliteteve deri deri në 13 nëntor për 1 milion banorë tregojnë se në Shqipëri niveli i vdekshmërisë nga COVID-19 është më i ulëti në rajon, me përjashtim vetëm të Serbisë.

 

Fraksion.com