AktualitetTë fundit

U shoqërua në polici për mosmbajtje të maskës në publik, Kastriot Islami del nga Komisariati 2

Shoqërohet në polici për mos-mbajtje të maskës në publik, ish-deputeti Kastriot Islami.

21:22 – Ish-deputeti Kastriot Islami ka dalë nga ambientet e Komisariatit numër 2. Islami është kapur nga policia, për shkak se nuk mbante maskë.

 

 

Sipas “Balkanweb” policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Burime për “News 24” bëjnë me dije se Islami është shoqëruar nga efektivët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Shoqërimi i Islamit është bërë tek Diga e Liqenit në Tiranë. Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi e ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Ismali iu ka thënë se ka qenë duke bërë vrap nga liqeni, e se në aktivitetet sportive nuk është e detyrueshme maska dhe se për këtë arsye, nuk ka pasur edhe dokument identifikimi me vete.

Policia shprehet se do të bëhet kallëzim ndaj ish-deputetit për “kundërshtim të forcave policore”. Ndërsa, Islami pretendon se deklaratat e efektivëve nuk janë të vërteta.

 

Fraksion.com