“Liria ka emër”; Rama dhe Basha solidarizohen me ish-luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha janë solidarizuar me ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët janë duke u përballur me akuza për krime lufte në Hagë.
Rama ka publikuar një foto me Thaçin, të cilën e shoqëron me mbishkrimin “Liria ka emër”.
Edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një foto coveri, ku shkruhet “liria ka emër”, me stemën e Ushtrisë Çlirimare të Kosovës.
Ish-luftëtarë të UÇK-së dhe personalitete të rëndësishme të politikës së Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në Hagë pas akuzave për krime lufte.
Fraksion.com