AktualitetPolitikëTë fundit

“Plani Ekonomik dhe të Investimet”; Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ata diskutuan mbi mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit.

Gjithashtu u diskutua mbi zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

 

Fraksion.com