Basha takim me Shoqatën e Diabetikëve: Qeveria të rrisë testimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Diabetikëve Shqiptarë ku diskutoi problematikat e diabetikëve në përballjen me pandeminë.
Gjatë bisedës me kreun demokrat, përfaqësuesit e shoqatës rrëfyen eksperiencat e tyre gjatë pandemisë dhe nevojat që ata kanë si një nga grupet më të rrezikuara nga COVID-19.
Basha tha se duhet të bashkojmë forcat për vetëdijësimin ndaj rrezikut të pandemisë, në veçanti sa i përket kategorisë së diabetikëve, dhe kërkoj në radhë të parë që njerëzit të marrin masa mbrojtëse.
“Dhe së dyti, të vazhdojmë të përsërisim kërkesat që qeveria të bëjë të paktën atë që po bëjnë qeveritë e rajonit, për sa i përket gjithë zinxhirit të testimit, rimbursimit, kapaciteteve spitalore, ndihmës ndaj mjekëve dhe infermierëve dhe pasqyrën e sigurimit të protokolleve dhe të barnave që protokollet kanë brenda tyre për trajtimin sa më efikas të sëmundjes. Kjo është dhe mbetet emergjenca dhe kërkesa e parë që kam, duke qenë që juve ju prek dyfish, sepse jeni edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjes”, tha ai.
Fraksion.com