“Videon e masakrës e ka Basha”; Dëshmitari i masakrës së Krushës: Kaseta nuk përfundoi atje ku duhet
Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të gjironte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdorën kundër Serbisë. Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij arriti t’i gjiroj 30 viktima të djegura e masakruara në pesë lokacione të ndryshe të fshatit, poashtu dëshmi të ushtarëve që tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 viktima.
Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet. Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet.
“Lulzim Basha më është prezantuar se unë jam punëtor i gjyqit të Hagës. Këtë dëshmi më mirë e ruhen te na, e sa ti. Unë atë besim e kisha që vërtet ata e ruajnë më mirë, nuk e kam mendu se ai më vonë ka me e manipulu”, shprehet ai për Top Channel.
Bellanica më pas rrëfen se e ka takuar një herë Bashën në zyrë, ku i ka kërkuar që kaseta t’i kthehej mbrapsht. Sipas tij, kryedemokrati ia premtoi që do t’ia kthente, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Krusha e Madhe mbetet një ndër vendet ku forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës.
Fraksion.com