AktualitetTë fundit

Tragjike në Tiranë; Covid i merr jetën dy vëllezërve në një ditë

Një familje në Tiranë është përballur me një situatë tragjike, pasi ka humbur në të njëjtën ditë dy anëtarë të saj.

Covid -19  mësohet se u ka marrë jetën dy vëllezërve brenda 24 orëve në Tiranë.

Afrim Osmani, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në një postim në rrjetet sociale, bëri publik lajmin e trishtë.

Ai shkroi fillimisht i pikëlluar se;

“Covid më mori vëllain. Më dhemb shpirti. Rregulli e do që të shkoj në banesën e fundit sipas protokollit të zi të Covid. I mirëkuptoj të gjithë”,  – ishte postimi i tij i parë.

Ndërkohë që para një ore, ose 17 orë pas lajmit të parë të trishtë, Afrim Osmani u detyrua të bënte një postim tjetër, teksa njoftoi ndarjen nga jeta edhe të vëllait të dytë.

“Covid mori edhe vëllain tjetër Arjanin. Tmerr pa fund”, – shkroi ai për një nga ngjarjet më të dhimshme, që nga nisja e pandemisë.

Nuk dihet se cila ka qenë mosha e secilit prej vëllezërve, por besohet se ata kanë pasur një moshë relativisht të re.

Në ditët e fundit shifra e të prekurve dhe pacientëve që ndërrojnë jetë po bëhet gjithnjë e më alarmante.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 410 qyterë rezultuan pozitivë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID. Një ditë më parë humbën jetë 11 pacientë në vendin tonë.

 

Fraksion.com