AktualitetPolitikëTë fundit

Rama pret kreun e OBSH-së për Europën; Konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim drejtorin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge.

Rama tha se gjatë takimit Kluge shprehu konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri.

“Me drejtorin e OBSH për Europën, Hans Kluge, i cili siç bëri edhe publikisht në konferencën për shtyp, më shprehu konsideratat më pozitive për menaxhimin e situatës së pandemisë në Shqipëri”, tha Rama, pas takimit.

Dr. Hans Kluge është ftuar nga ministrja Manastirliu dhe do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri.

Gjatë konferencës për shtyp me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Drejtori i OBSH-së për Europën përgëzoi Shqipërinë për masat e shpejta që mori që në fillim për t’iu përgjigjur pandemisë së Covid-19.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë shqiptare për përgjigjen e shpejtë dhe vendimtare ndaj COVID-19. Shqipëria është ndër të paktat vende që nuk pësoi një valë të parë, pasi vendosi menjëherë të hynte në kontroll strikt. Që nga janari qeveria shqiptare ka ngritur instrumenta të strukturuar përfshirë edhe 3 strategji të qarta”, tha Kluge gjatë konferencës.

 

Fraksion.com