AktualitetPolitikëTë fundit

“Mposht COVID-in”; Rudina Hajdari pret t’i rikthehet normalitetit

Deputetja Rudina Hajdari më në mund ka arritur që të mposhtë COVID-19, pas 10 ditëve.

Përmes një fotoje me doktor Pëllumb Piperon, ajo ka thënë se testi i ka dalë negativ dhe se do t’i rikthehet aktivitetit normal. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të kujdesen për shëndetin dhe familjen sepse nuk është një virus i lehtë.

“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!”, shkruan Hajdari.

 

Fraksion.com