Kryemadhi: Me keqmenaxhimin e pandemisë ka nisur dhe pasiguria ekonomike
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në mbrëmje e ftuar në një studio televizive se “qytetarët ndjejnë pasiguri për shkak të situatës në spitale por sidomos asaj ekonomike”.
“Me keqmenaxhimin e pandemisë futet dhe pasiguria ekonomike. Si mund të krijojë vende pune tani, kur nuk mundi ta bëjë dot më parë? Prandaj njerëzve iu shtohet pasiguria. Unë kam shumë mjek miq që janë në pozita shumë të këqija, pasi një maskë në 5 ditë i jepet një mjeku. Si mund të mbajë një maskë 5 ditë e cila nuk është më higjenike. E dyta nuk kanë infrastrukturë, jo vetëm në QSUT por në të gjithë Shqipërinë. Kam takuar mjekë që ambulanca i ka vendosur në pozita të tmerrshme. Mjafton që të gjurmoni një mjek dhe do të shihni se dita e një mjeku familjeje shkon për mbushjen e letrave për koncensionarin, dhe në fund të ditës mjeku po nuk çoi 400 emra për check up për koncesionarin i pritet rroga”, tha ajo.
Kryemadhi tha se “një qeveri, e cila ishte e paaftë të krijonte vende të reja pune, ishte e paaftë të mbante shëndetësinë falas para se të ndodhte pandemia, si mund të jetë e aftë sot që të krijojë vende pune, që njerëzit të përballojnë faturat e larta të ilaçeve, të bëjnë shëndetësi falas kur njerëzit e shikojnë shumë mirë se si rrinë ambulancat rresht dhe faturat e ilaçeve shkojnë nga 1 mijë euro”.
Fraksion.com