AktualitetPolitikëTë fundit

“Katastrofë shëndetësore”; Rama: Çetë e çakërdisur, do kaloni dhe ju bashkë me Covidin

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratës së Presidentit Ilir Meta, për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend.

“Ilir, që ti Monika, Luli, Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve”, tha Rama.

“Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze! Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin, me dhimbje po do kaloni me dimrin”, shtoi Kryeministri.

Më herët, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje Qeverisë të bëjë çdo përpjekje për rimbursimin e plotë të shpenzimeve, veçanërisht të pacientëve që mjekohen në banesë, të familjeve me ndihmë ekonomike dhe të pensionistëve.

 

Fraksion.com