AktualitetKosovaTë fundit

Osmani dhe Hoti takim me dyer të mbyllura në presidencë

Ka nisur në presidencë takimi në mes të U.d. së presidentit, Vjosa Osmanit me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin.

Pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin, u.d së presidentit po takohet me kreun e Qeverisë, Avdullah Hotin.

Takimi po mbahet në presidencë më dyer të mbyllura.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d. e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.

Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. /GazetaExpress

 

Fraksion.com