AktualitetPolitikëTë fundit

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili infektohet me COVID

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është infektuar me COVID-19.

Burime bëjnë me dije se është shtruar në një spital privat dhe ndodhet në reanimacion. Dalja e tij e fundit për mediat ka qënë në 28 tetor, pra 11 ditë më parë.

Por  Vasili nuk është i vetmi që është infektuar me COVID-19 në LSI, ndërsa ka qenë prekur edhe ish-deputetja Nora Malaj. Malaj njoftoi se ishte e prekur më 7 gusht, ndërsa ndodhej në ditën e 16 të karantinimit dhe në gjendje më të mirë.

LSI ka zhvilluar mbledhje e takime me qytetarët pa maska, duke mos respektuar asnjë lloj rregulli për të ruajtur shëndetin personal dhe të gjithë qytetarëve.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e ka kthyer në formë proteste ndaj qeverisë mosmbajtjen e maskës,  është gjobitur dy herë nga policia gjatë mbledhjeve me qytetarët në publik duke mos e zbatuar këtë rregull.

Kryemadhi ka deklaruar se ‘COVID nuk futet në LSI, edhe po e zuri nuk e gjen gjë se ka imunitet të fortë’. Kjo deklaratë nuk kaloi pa u komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruante “vaj medet”.

 

Fraksion.com