Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 9-15- nentor 2020

Njihuni me  horoskopin javor,  9 -15 nëntor 2020. Si do të jetë puna, financat dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Këtë javë do i bëni gjërat si t’i ndieni dhe as që do mendoni për të ardhmen. Ju të dashuruarit do jeni pasionantë dhe do doni të bëni çmenduri. Herë pas here edhe do e kritikoni partnerin për realizmin e tij të tepërt. Mos u tregoni të padrejtë sepse edhe ai kërkon më të mirën ashtu si ju. Ju beqarët do merrni propozime dhe buqeta me lule. Gjithsesi nuk duhet të verboheni nga këto gjeste të këndshme për të pranuar gjithçka me sy mbyllur. Financat do i menaxhoni me shumë seriozitet dhe përkujdes prandaj edhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e mirë. Nuk do keni shqetësime serioze përveç ndonjë dhimbjeje të vogël koke në momente lodhjeje. Në punë do jeni shumë ambicioze dhe të motivuar.

Demi

Edhe pse Mërkuri do mundohet të sjellë turbullira këtë jave ju sërish do dini të ruani ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Dita e mërkurë do jetë më e veçanta. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të partnerit ideal edhe për disa kohë. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë ta ndieni boshllëkun e tij. Financat do kenë herë pas here disa tronditje të vogla. Duhet patjetër të merrni masa sa pa qenë vonë. Shëndeti do kërkojë më shumë vëmendje. Bëni nga pak aktivitet fizik, ushqehuni me kujdes dhe mos e teproni me kripen. Sipas Dritare.net, në punë nuk do ndiheni aspak të kënaqur nga ato që do arrini dhe kjo do ju brengosë pafund. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq sepse nuk është turp.

Binjakët

Entuziazmi, romantizmi dhe energjia do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do bëjë çmos për t’iu mbajtur gjithë kohës pas vetes. Surprizat nuk do mungojnë në asnjë lloj momenti. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini t’i zgjidhni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do hiqni edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore do jetë herë pas here problematike. Mund të keni dhimbje barku dhe dhimbje shpine. Në punë do iu jepen mundësi shumë të mira të cilat do ju bëjnë më të njohur dhe më të pasur nga sa jeni. E keni gjetur tashmë çelësin për t’ia dalë.

Gaforrja

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Ju të dashuruarit edhe pse e doni shumë atë që keni në krah do e kaloni në plan të dytë. Financat do jenë ato që do iu marrin kohën më të madhe. Ju beqarëve do iu lëndojë më shumë vetmia. Edhe pse do bëni përpjekje për të gjetur një person interesant mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar nuk është koha për investime apo transaksione, kështu që shtyjini sa të mundni. Shëndeti nuk do kërcënohet për asnjë moment. Do jeni plot energji dhe entuziazëm. Në planin profesional do mbroheni nga Jupiteri. Do iu bëni ballë edhe intrigave të kolegeve dhe do arrini atje ku keni planifikuar.

Luani

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni shumë mediokër dhe të pamatur. Ka shumë mundësi ta lëndoni partnerin aty ku i dhemb më shumë dhe do jetë e vështirë të merrni faljen e tij. Ju beqarët nuk do dëshironi në asnjë mënyrë të krijojnë një lidhje sepse do e mendoni atë si një humbje të lirisë. Në planin financiar nuk priten vështirësi, megjithatë duhet të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet. Shëndeti do jetë delikat. Herë do jeni nervozë dhe herë do iu mungojë fuqia për të ruajtur ekuilibrin. Zgjidhja e vetme është te respektoni higjienën e jetës. Në punë do e harxhoni të gjithë energjinë për një projekt me vlera.

Virgjëresha

Këtë javë do i vini vetes disa qëllime dhe do bëni gjithçka për t’i arritur. Nëse keni një lidhje, që jeta t’iu ecë sa më mirë dhe të jetë emocionuese duhet të shtoni dozat e imagjinatës dhe pasionit. Mahniteni atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim, por as këtë jave nuk do e gjeni personin që keni ëndërruar. Mirë do ishte të mos i besonit të gjitha fjalëve të bukura që do iu thonë disa. Financat do jenë goxha problematike. Filloni menjëherë të ndiqni një strategji strikte sepse vetëm në këtë mënyrë do ndalnit vështirësitë. Situata shëndetësore nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni luhatje tensioni dhe nuk do ndiheni plotësisht të qetë. Në punë do jeni mjaft të frymëzuar dhe do merrni përgëzime nga shefat.

Peshorja

Mbërritja e Mërkurit në qiellin tuaj gjatë kësaj jave mund të sjellë ide shumë të ndryshme nga zakonisht dhe do ju futë në një botë tjetër. Bëni kujdes. Për ju të dashuruarit kjo periudhë duhet marrë me shumë qetësi. Mos kërkoni që gjithçka të ndryshojë menjëherë pas disa problemeve që keni pasur. Vendimet gjithashtu duhet t’i lini për më vonë. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra të jashtëzakonshme papritur e pa kujtuar. Hapeni zemrën dhe shprehini ndjenjat. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do përkujdeseni për çdo detaj. Pas ditës së mërkurë do ketë edhe disa përmirësime. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mund të keni dhimbje shpine e reumatizëm dhe do ndiheni nervozë. Në punë do jetë Dielli që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave..

Akrepi

Tregohuni me të vendosur gjatë kësaj jave dhe bëni ndryshimet që aq shumë i keni dëshiruar. Po u munduat do ja dilni mbanë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për të ndarë çdo gjë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do afroheni edhe më shumë me të dhe marrëdhënia në çift do ngrohet tej mase. Ju beqarët do jeni joshës më shumë se kurdoherë dhe do keni plot mundësi për takime. Dikush madje mund t’iu bëjë edhe një propozim mbresëlënës të cilit nuk do ju rezistoni dot. Financat në fillim të javës do jenë të mira, por pas disa shpenzimeve të kryera gjendja do filloje të luhatet. Shëndeti do jetë problematik vetëm nëse vuani nga sëmundje kronike. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot.

Shigjetari

Nëse kujdeseni shumë dhe mbani larg rreziqet gjatë kësaj jave, gjërat do ju ecin më mirë Për ju të dashuruarit do jetë një javë intensive. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më gati se kurrë për të marrë vendime. Ju beqarët do lodheni pak, por në fund do e gjeni personin i cili do ju përshtatet në çdo detaj. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të veproni sepse çdo gabim sado i vogël qoftë mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla. Kujdes nga alergjitë dhe nga i ftohti. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja, të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat.

Bricjapi

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Në përgjithësi jeta juaj në çift do shkojë mirë, por yjet këshillojnë të shpreheni më tepër dhe mos mbani asgjë përbrenda. Pasioni ka shumë gjasa të mbizotërojë mbi arsyen. Edhe për ju beqarët pritet një javë e bukur dhe e mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojeni secilën. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Për një shëndet edhe më të mirë se më parë duhet të konsumoni sa më shumë ushqime me vitamina e proteina. Puna do jetë dinamike, intensive dhe e lodhshme. Do jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ka mundësi të merrni vendime për të ardhmen.

Ujori

Venusi dhe Saturni do ju bëjnë shumë të drejtpërdrejtë gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit bashkëpunimi do jetë shumë i fortë. Do jeni tolerantë me njëri-tjetrin dhe nuk do mbani kot së koti inat. Nëse keni pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do përfitoni mjaft nga mundësitë që do iu jepen për aventura dhe nuk do mendoni aspak të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë të mira. Transaksionet dhe investimet do favorizohen. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni dhimbje muskujsh ose kockash. Në punë do e keni më të thjeshtë të punoni në ekip dhe t’i pranoni mendimet e te tjerëve.

Peshqit

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave. Ju të dashuruarit do jeni të vendosur të flisni hapur me partnerin mbi disa çështje delikate. Edhe pse ai nuk mund t’i presë mirë është një hap që herët a vonë duhet bërë. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do e gjeni një person interesant me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa strikte dhe të ulni shpenzimet. Vetëm kështu do shmangni problemet e mëdha. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jetë e mirë. Nuk do keni asgjë shqetësim, madje nuk do e ndieni as lodhjen e punës. Në punë mos u dorëzoni edhe nëse gaboni herën e parë. Mos u dekurajoni nga ato që do iu thonë kolegët.

 

Fraksion.com