“Dil sqaro popullin”; Rama: Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK
Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot kreut të PD, Lulzim Basha që të sqaroj nëse ka lidhje me hetuesit e UÇK-së.
Rama shprehet se Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë.
Kryeministri citon organizatën joqeveritare ndërkombëtare “Human Right Watch”.
“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”, Human Right Watch”, thekson Rama.
Edhe ditën e djeshme, kryeministri Rama është shprehur që Basha nuk duhet të fshihet pas Covidit, por të përgjigjet për faktin që ka qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpisë së Verdhë.
Fraksion.com