AktualitetBota+Të fundit

“Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet”; Melania Trump: Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta

Melania Trump ka reaguar për herë të parë pasi Donald Trump humbi zgjedhjet. Në një postim të publikuar në Twitter, Melania ndau qëndrim të njëjtë me bashkëshortin e saj, se votat duhet ende të numërohen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Melanie shprehet se çdo votë e ligjshme duhet të numërohet, ndërsa thotë se populli amerikan meriton zgjedhje të drejta.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme – jo e paligjshme – duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkruan Melania Trump.

Bashkëshorti i saj, Donald Trump, president në detyrë nuk ka pranuar humbjen në zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të nisë betejën ligjore.

foto galeri

 

Fraksion.com