Basha: Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama iu merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, ua jep miqve të vet.
“Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve”, theksoi Basha.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë”, tha Basha.
“Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca. Rama iu merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, ua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet”, u shpreh Basha.
“Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, përfundoi ai.
Fraksion.com