AktualitetPolitikëTë fundit

“Situata e Covid-19 po përkeqësohet dita-ditës”, Basha: Qeveria është përgjegjëse, ja thirrja ime për qytetarët

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëve përmes një videomesazhi për situatën me Covid 19.

“Vendi ka nevojë për lidership ekonomik! Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën”, janë këto fjalët e kryedemokratit në videomesazhin e drejtuar të gjithë qytetarëve.

“Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon. Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe me te veshtirë përballimin e krizës shëndetësore. Shumica e qytetarëve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. Kjo është e papranueshme!”, shton Basha më tej.

Basha thotë se si lidër i opozitës ai ka ofruar shumë zgjidhje, por ai bën përgjegjës qeverinë aktuale për lidershipin edhe veprimet nga ana e saj. Basha ju bën thirrje të gjithëve për të pasur kujdes dhe për të mbrojtur veten e tyre, fëmijët, prindërit dhe familjen.

“Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata. E vetmja përgjigje është se “fajin e kane qytetarët.

Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekeve, laboratorëve, testimeve, e kapaciteteve spitalore.

Nuk është faji i qytetarëve për çmimet me të larta në rajon të barnave për trajtimin e sëmundjes, rritja e papunësisë dhe pamundësisë ekonomike.

Ne, kemi mbështetur që nga fillimi çdo hap në mbrojtje të shëndetit të njerëzve dhe kemi ofruar zgjidhje. Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe të veprimit nga ana e saj.

Asgjë nuk ka më rëndësi sot se jeta dhe shëndeti juaj. Prandaj ju bej thirrje të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!”, shprehet Basha.

 

Fraksion.com