AktualitetBota+Të fundit

Shefi austriak i kundër-terrorizmit pezullohet nga puna pas sulmit në Vjenë

Kjo situatë ka nxitur shefin kundër-terrorizmit të këtij qyteti, Erich Zwettler që të largohet nga kjo pozitë.

Policia ka thënë se ai është pezulluar nga detyra me kërkesën e tij.

Deri më tani është thënë se austriakët janë informuar në muajin korrik se i dyshuari ka tentuar të blejë municion në Sllovaki.

Tani austriakët kanë pranuar se sulmuesi është takuar me dy persona nga Gjermania, të cilët veçse kanë qenë duke u vëzhguar.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer ka folur për “gabime të qarta dhe si i konsiderojmë ne, të patolerueshme”.

Ndërkohë një xhami dhe një asociacioni xhamie, që janë frekuentuar nga sulmuesi i dyshuar 20-vjeçar, tashmë janë mbyllur, meqë Ministrja për Integrim në këtë shtet, Susanne Raab, ka thënë se të njëjtat kanë kontribuuar në radikalizimin e tij.

Ai ka vizituar vazhdimisht xhamitë në Ottakring dhe Meidling.

Raab ka thënë se qëllimi i terrorizimit është që të krijojë ndasi në shoqëri në mes të myslimanëve dhe jomyslimanëve.

Në orët e mbrëmjes të së hënës, sulmuesi i dyshuari ka nisur sulm me armë zjarri në qendër të Vjenës.

Sulmi, që është zhvilluar në gjashtë lokacione të ndryshme, ka lënë të vdekur katër persona dhe 23 të tjerë të plagosur.

Sulmuesi i dyshuar është qëlluar për vdekje nga policia.

Si pasojë e sulmit, në Vjenë dhe shtete tjera të afërta, janë kryer një mori arrestimesh.

Tetë persona të moshave 16-24 vjeçare janë në mbajtje nga një gjykatë në Vjenë.

Dy të tjerë janë të ndaluar në Zvicër.

 

Fraksion.com