AktualitetBota+Të fundit

Merkel: Shpresoj të bashkëpunoj me Presidentin Biden; Miqësia transatlantike e pazëvendësueshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Merkel në një deklaratë zyrtare me shkrim nëpërmje zëdhënësit të qeverisë federale gjermane thotë se amerikanët zgjodhën tashmë dhe ajo shpreson të bashkëpunojë më Presidentin Biden.

Merkel tha se miqësia e Gjermanisë me SHBA-të është jetike.

“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj. Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse  duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, ka shkruar Merkel në Twitter.

 

Fraksion.com