Osmani: Kosova ka kaluar nëpër shumë sfida, shteti bëhet më i fortë kur i tejkalojmë me dinjitet
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se Kosova ka kaluar nëpër shumë sfida, megjithatë duhet të forcojnë më tej stabilitetin e vendit.
Përmes një cicërime në Twitter, ajo tha se duke i kaluar këto sfida me dinjitet, shteti bëhet më i fortë.
“Kosova historikisht ka kaluar nëpër shumë sfida, megjithatë ne duhet të ushtrojmë me kujdes përgjegjësitë tona institucionale dhe të forcojmë më tej stabilitetin e shtetit tonë, pasi shteti bëhet më i fortë duke u përballur me sfida dhe duke i kapërcyer ato me dinjitet”, ka shkruar Osmani.
Osmani dje e mori zyrtarisht postin e ushtrueses së presidentit, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje për shkak që iu është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Fraksion.com