AktualitetTë fundit

I vihet tritol shtëpisë së Talo Çelës, një muaj më parë i ekzekutuan vëllanë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm i është vënë tritoli banesës së Talo Çelës. Ky i fundit është një nga  të shumëkërkuarit nga ana e policisë për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve  Haxhia në Durrës.

tritoli ka shpërthyer në pjesën anësore të katit të parë të banesës. Si pasojë e strukturës, në banesë janë thyer xhamat dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Edhe pse në të nuk banonte njeri, shtëpia e të shumëkërkuarit të Elbasanit ka kamera sigurie, të cilat i kontrollon vetëm Talo Çela nga arratia.

Nga ana tjetër në zonën ku ndodhet shtëpia nuk ka banesa të tjera afër dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin. Ndërkat mësohet se shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku u ekzekutua vëllai i Talos, Bujar Çela.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se rreth një se rreth një muaj më parë, Talo Çelës i ekzekutuan vëllanë e tij, Bujar Çela. Kjo vrasje ndodhi rreth orës 05:45 të mëngjesit të 17 shtatorit, atëherë kur 62-vjeçari konsumonte kafenë e mëngjesit. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Bujar Çelës është për shkak të përfshirjes kriminale të vëllait të tij, Talo Çela.

Çela  është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare. Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit  Haxhia në Durrës.  Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

 

Fraksion.com