AktualitetKosovaTë fundit

“S’është lamtumirë”; Hashim Thaçi jep dorëheqjen si president i Republikës së Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.

“Para pak çastesh jam informuar prej njerëzve kompetent se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka konfirmuar aktakuzën ndaj meje. Janë këto momente të vështira për mua dhe familjen time. Çmimi i vogël i radhës që kërkohet të paguhet për lirinë e vendit tonë.  Unë jam me fat që jam gjallë e kam parë me sytë e mi ëndrrën tonë shekullore të bëhet realitet.

Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK. Krenar që bashkë me aletatët tanë kemi luftuar regjimin e Miloshevicit, e kemi fituar lirinë. Fitorja jonë ka nënkuptuar edhe përgjegjësi. Kemi qenë të përkushtuar për shtet. Jemi populli liridashës, por jo hakmarrës, asnjë pretendim nuk do shkruajë historinë. Kosova ka qenë viktima Serbia agresori.

Ju lus për maturi qetësi, unitet e bashkim. Të qëndrojmë të bashkuar garanton suksesin tonë. Suksesi ynë është Kosova e lirë. Jemi shtet demokratik e shoqëri ku sundon ligji e demokracia. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm, fqinjësor e paqe në rajon. Nuk do lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Kosovës. Ndaj për të mbrotjur integritetin e Kosovës unë sot jap dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës.”tha Thaci, në në një deklaratë për mediat.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata.

 

Fraksion.com