AktualitetPolitikëTë fundit

Shkolla “Shaqe Mazreku”, gati të mirëpresë 720 nxënës me kushte bashkëkohore

Shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës është gati për të pritur 720 nxënësit e saj në ambiente dhe kushte bashkëkohore.

E dëmtuar rëndë nga tërmeti, kjo është shkolla e parë e rindërtuar sipas standardeve europiane, që hap dyert për nxënësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla “Shaqe Mazreku”punimet për rindërtimin e së cilës nisën në 1 korrik 2020 dhe përfunduan në 1 nëntor 2020.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë”, tha Rama.

Punimet për rindërtimin e kësaj shkolle u bënë me 2 turne 16-orëshe, Shkolla ka një sipërfaqe ndërtimi 3376 m2 dhe është e pajisur me sistem termoizolimi me kapotë.

Ndërtimi i karabinasë u realizua për 40 ditë.

Shkolla ka hapësirë argëtimi 663 m2, dhomë infermierie dhe psikologu, sistem mbrojtje antizjarr, bibliotekë dhe sallë leximi në 2 kate, 150 m2.

Po ashtu ajo është e pajisur me shkallë emergjence. Shkolla ka 20 klasa dhe 4 laboratore, sistem me ngrohje qendrore, dritare termike, tarracë të shfrytëzueshme, sistem kamerash dhe atrium të brendshëm 4 kate.

Postimi i z Rama:

MIRËMËNGJES😊
dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë😍

 

Fraksion.com