AktualitetTë fundit

Rakacolli i përgjigjet Bashës: Remdesiviri përdoret vetëm në spitale, s’mund të tregtohet në farmaci

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, në përgjigje të akuzave të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, deklaroi se këtë vit janë siguruar 4-fish më shumë doza vaksine ndaj gripit për personat e kategorive të riskuara.

Gjatë një interviste televizive Rakacolli u shpreh se si asnjëherë më parë në Shqipëri vaksinimi ndaj gripit këtë vit ka nisur më herët se vitet e kalura.

“Kemi blerë 4-fishin e vaksinave të grupit krahasuar me vitin e kaluar”, tha Rakacolli.

Rakacolli shpjegoi se medikamenti ‘Remdesivir’, është një ilaç pjesë e rrjetit spitalor e kurrsesi nuk mund të përdoret në treg të hapur.

“Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, pjesë e rrjetit spitalor, i siguruar falas, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament antiviral që ka dalë për një sëmundje tjetër, por ka studime që mund të përdoret dhe në COVID dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi. Pacientët që e përdorin në spital ka disa përdorime specifike dhe i bëhet i qartë të mirat dhe efekte negative, nuk mund të shitet në farmaci”, tha Rakacolli.

 

Fraksion.com