Hungaria rikthen gjendjen e jashtëzakonshme
Hungaria do të rikthejë gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të vendosë një shtetrrethim nga mesnata e sotme, me synimin për të frenuar rritjen e rasteve COVID-19 të cilat kërcënojnë të mbingarkojnë spitalet, njoftoi kryeministri Viktor Orban.
“Ka ardhur koha për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, në mënyrë që të ruajmë aftësinë e spitaleve tona për të funksionuar dhe për të mbrojtur jetën e të moshuarve”, tha ai në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.
“Një gjendje e jashtëzakonshme, që lejon qeverinë të qeverisë vendin me dekret do të hyjë në fuqi në mesnatë”, shtoi kryeministri.
Orban tha se do t’i kërkojë Parlamentit të votojë për këtë gjendje të jashtëzakonshme për një periudhë prej 90 ditësh, si edhe për vendosjen e shtetrrethimit, që do të zbatohet nga 23:00 në 05:00.
Hungaria shënoi sot një rekord prej 84 vdekjesh nga COVID-19, për një total prej 1 973 rastesh ditore infektimi.
Fraksion.com