Ministri Blendi Klosi konfirmohet pozitiv me koronavirus
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi konfirmohet pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një njoftim në rrjetet sociale.
Klosi tregon se ka nisur trajtimin dhe karantinimin sipas protokolleve.
Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv.
Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes.
Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.
Fraksion.com