AktualitetPolitikëTë fundit

Josep Borrell bisedon me Kryeministrin Rama; Shqipëria më afër se kurrë BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka zhvilluar një video konferencë me Kryeministrin Edi Rama.

Borrel, përshëndeti angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE dhe përparimin vendimtar në përmbushjen e kushteve të vendosura nga  konkluzionet e Këshillit.

Në bisedë u dha garancia se me Shqipërinë më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, ndonëse Holanda është shprehur sërish skeptike nga raporti i KE-së.

Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të identifikuara nga Këshilli. Borrell ka vlerësuar se kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm në sjelljen e vendit në hapin tjetër.

Sa i përket politikës së jashtme, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë, me pozicionet e politikës së jashtme të BE.

“E mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE”, tha Borrell.

“Siç diskutuam me kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm”, – tha Josep Borrell Fontelles.

 

Fraksion.com