AktualitetTë fundit

SHBA mbështet rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë

Ambasadorja e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, tha sot se SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim shprehet se gazetarët nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira e tregojnë faktet”, theksoi Kim.

 

Fraksion.com