AktualitetPolitikëTë fundit

Zhupa: Projekti i Unazës së Madhe, një nga aferat më të mëdha korruptive

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa deklaroi sot se “projekti i Unazës së Madhe është një nga aferat më të mëdha korruptive për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri”.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se “20 milion euro ishin planifikuar për një kilometër të kësaj rruge në mes të qytetit, me një kosto totale 40 milion euro pa TVSH”.

Sipas saj, u përzgjodh një një kompani e regjistruar në parajsë fiskale dhe që nuk dihet se kush ishte pronari dhe ende sot nuk i dihet.

“Ky projekt që ne shikojmë është dëshmia e gjallë se si qeveria ka arritur të pengojë drejtësinë dhe të kapi drejtësinë. Sot që ne flasim edhe pse është vërtetuar falsifikimi, edhe pse është vërtetuar shkelja e rënda që ishin bërë me dhënien e këtyre tenderave, askush, askush nga kokat e mëdha, askush nga ata që firmosën, askush nga ata që bënë procedurat, askush nga ata që e mbrojnë publikisht, nuk janë dënuar”, tha Zhupa.

 

Fraksion.com