AktualitetNATO/BETë fundit

COVID-19: Republika Çeke kërkon ndihmë ndërkombëtare

Më 30 tetor, Qendra Koordinuese e Reagimit të Fatkeqësive Euro-Atlantike (EADRCC) mori një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare nga Republika Çeke për profesionistë mjekësorë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Më herët më 22 tetor EADRCC tashmë kishte marrë një kërkesë tjetër për ndihmë ndërkombëtare nga Republika Çeke për të transportuar 60 respiratorë mjekësorë.

Qendra e Koordinimit të Reagimit të Fatkeqësive Euro-Atlantike (EADRCC) është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj emergjencave civile në zonën Euro-Atlantike.

EADRCC  është aktive gjatë gjithë vitit, funksionon mbi baza 24/7 dhe përfshin të gjithë aleatët e NATO-s dhe vendet partnere. Qendra funksionon si një sistem i çbllokimit për koordinimin e kërkesave dhe ofertave të ndihmës kryesisht në rast të katastrofave natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

 

Fraksion.com