Tabaku: Shkolla “Sami Frashëri” nuk po ndërtohet nga fondet e BE-së
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ku sipas saj, nuk po ndërtohet nga fondet e BE-së siç thuhet por nga shqiptarët që do paguajnë nga taksat e tyre 4.5 milionë euro.
Tabaku thekson se shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak sa kosto që do paguajnë shqiptarët.
“2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike. Dita e dytë dhe nuk punohet në sheshin ku presupozohet të ngrihet shkolla “Sami Frashëri”. Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet. Kjo shkollë nuk do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak”, tha Tabaku.
Fraksion.com