“Po ju lexoj një mesazh”; Basha: Qytetari nga Korça më shkruan se rezultatin e tamponit e morën pas 8 ditësh: Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të denoncojë mungesën e tamponëve në Shqiëpri duke nxjerrë në konferencë mesazhin e një qytetari nga Korça.
Qytetari i ka shkruar Bashës së përgjigjen e tamponit pozitiv e ka marrë vetëm 8 ditë pasi e bëri dhe se Policia nuk e lejonte të dilnin jashtë. Ai ndodhet në spitalin infektiv të Korçës teksa thotë se u kanë thënë që nuk ka më tampona.
Qytetari shkruan se dje duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por i kanë pohuar se ka mundësi që ai tampon mos bëhet fare.
Po ashtu ai përshkruan kushtet në spitalin e Korçës, pa kushte si kazerma ushtrie teksa mjekët janë të mrekullueshëm.
”Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur”, tha Basha.
“Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte.” tha Basha.
Fraksion.com