AktualitetPolitikëTë fundit

“Kam vite që nuk fle gjumë”; Ilir Meta kërcënon: Edi Rama është këlysh Blloku dhe qen bir qeni! Ta dijë mirë djali i kristaqit se…

Ilir Meta ka bërë sot paralajmërime të forta kundër kryeministrit Edi Rama. Në studion e emisioni “Zonë e Lirë”, kreu i shtetit tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara.

“Mos guxo të provokosh trazira në Shqiperi me SOROS dhe miqtë e tu serbë se ke përballë një President nga Skrapari dhe 10 milionë shqiptarë. Çuni i Kristaqit ta dijë mirë. Ky Pinok i shëmtuar, ky qen bir qeni, ky maskara, ta dijë mirë se s’ka për të gjetur vrimë ku të futet. Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë. Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj sot në emisionin “Zonë e Lirë” deklaratave të Edi Ramës. “Nuk ndodh që luani të frikësohet nga lepuri”,- tha kreu i shtetit. Ndërsa shtoi se kryeministri “është një lepur i marrë peng”,- tha Meta.

Presidenti theksoi se shteti është marrë peng nga një bandë, që kontrollohet nga Sorosi. “Unë kam kaq fuqi, sa Rama të mos ketë fuqi se ku të shkojë. Në studio askush nuk thotë të vërtetën. Edi Rama është kthyer në palë armiqësore ndaj popullit shqiptar. Roli im është t’i dal për zot Kushtetutës dhe pluralizmit politik. Rama është aii që ka dëbuar të rinjtë nga vendi, që iu thotë gjeneralëve të ushtrisë mos shkoni tek presidenti, i bie që shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi. Do e kisha për kënaqësi të bija dëshmorët e kombit. Është koha që fatet t’i marrë në dorë populli”, tha Meta.

 

Fraksion.com