Pas miratimit të Kodit Zgjedhor bie Parlamenti apo Presidenti?! Ja çfarë mendon Ngjela
Gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, Parlamenti rrëzoi me 96 vota dekretin e presidentit në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Institucioni i Presidentit, me në krye Ilir Metën ka paralajmëruar më herët shpërbërjen e Parlamentit, nëse ai do të rrëzonte dekretin e tij. Mbi këtë zhvillim u fol në studion e emisionit “Top Talk”, ku i ftuar ishte avokati i njohur Spartak Ngjela. Avokati tha se sipas tij nuk do të bjerë as parlamenti dhe as institucioni i Presidentit. Ai tha se fluksi juridik i parlamentit, do ta cilësojë dekretin e presidentit Meta si të pavlefshëm e i takon këtij organi, sipas tij, për të vendosur nëse do të nisë një rrugë ligjore kundër presidentit.
Denis Dyrnjaja: Mazhoranca konfirmon me votë në kuvend Kodin Zgjedhor, presidenti gjithashtu ka paralajmëruar shkrirjen e parlamentit nëse vazhdon mazhoranca të hedhë hapa që minojnë marrëveshjen e 5 qershorit, ose do të bjerë Parlamenti ose presidenti. Kush sipas jush?
Spartak Ngjela: Asnjëri. Zotëri por me çfarë mjeti po kërcënohet presidenti shqiptar. Presidenti shqiptar nuk ka forcë, forcë janë policia dhe ushtria. Kë nga këto drejton ai? Cilët janë gjeneralët që drejton presidenti?
Denis Dyrnjaja: Drejton dekretin.
Spartak Ngjela: Kush e pyet dekretin kur është pavlefshmëri juridike. Pse do të bëj dekret që të hedhë Shqipërinë në luftë. Një akt juridik kontrollohet si e ka vlefshmërinë e tij, jo se kush e ka firmosur. Pavlefshmëria absolute e veprimit juridik nuk zbatohet. Kush do ta zbatojë dekretin e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit? Parlamenti. Fluksi juridik i parlamentit do të thotë këtë që thashë unë, akt i pavlefshëm, më pas se çfarë do të bëjnë me presidentin nuk e di. Le t’i bjerë fyellit bariu.
Fraksion.com