AktualitetPolitikëTë fundit

“100 mandate me Kodin e Ri”; Rama ironizon opozitën: Me këto fitoret tuaja për PS s’do ketë më karrige

Kryeministri Edi rama ka ironizuar edhe deklaratat e ardhura nga opozita e re dhe ajo jashtë parlamentare se e kanë të sigurt fitoren në sesionin e ardhshëm parlamentar.

“Të sillet si president i Republikës jo si shef i Monikës apo i partisë së Monikës, kërkon të fus një sherr të madh për llogari të asaj partie që është shëmbëlltyra e degradimit pasi ka bredhur lule më lule, tani kërkon të na fusë të gjithëve në një ferr. Flet Meta në emër të Europës, keni parë ndonjë president përfshiu edhe Saliun, që e kam xhan dhe merr ambasador që sa shkelin në Shqipëri u flet “5 qershori, 5 qershori”. Ideja është për të krijuar të njëjtin problem, për t’i ushqyer ata që mund të mos kenë dëshirë për ta dërguar procesin përpara. Më shkruanin dje 8 eurodeputet që thonin “jemi të trondit”.

Për ça? Se ne do të votojmë një ligj që kemi votuar 2 javë më parë, e kuptoj që janë të keq informuar qëllimisht duke shfrytëzuar edhe marrëdhëniet ndërpartiake dhe pastaj thonë shpresojmë që të vësh interesat të para, prandaj jemi këtu për ta votuar Kodin Zgjedhor. Kur të vijë opinioni i Venecias do e shohim dhe nëse ka nevojë do e hapim diskutimin nga e para, por zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më diskutime, as Këshill Politik. Nuk do i gjej parlamenti aq fitimtar që do ketë ky parlament, se 100 i merr Monika, të tjera Lulit, kështu që me siguri në 25 prill ne nuk do kemi vend dhe ju do jeni mbledhur te Pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri. Nuk di se si mund të trajtohet ndryshe kjo situatë, sa e qartë aq qesharake nga Meta. Kam vetëm një detyrim ndaj demokratëve”, tha Rama në Kuvend.

 

Fraksion.com