“Venecia” refuzon Metën për procedurën e përshpejtuar: Do shqyrtohen në dhjetor
Presidenti i Komisionit i Venecias, Gianni Buquicchio i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta nëpërmjet një letre për kërkesën e bërë nga ky i fundit për një mendim për procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodi Zgjedhor.
Në përgjigjen thuhet se kjo çështje do të shqyrtohet në seancën e parë të mundshme në dhjetor, paçka se Meta kërkonte një mendim urgjent.
Komisioni i Venecias thekson se nuk mund të jepet një mendim i përshpejtuar, pasi seanca e ardhshme parlamentare është në një periudhë shumë të shkurtër.
Letra:
I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”. Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente. Prandaj, mendimi do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.
Fraksion.com