Lavrov anulon vizitën në Ballkan
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetor se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese.
“Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka thënë kjo ministri.
Lavrov është kthyer nga Greqia më 26 tetor.
Ai kishte planifikuar të vizitonte Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë më 28 dhe 29 tetor, respektivisht.
Fraksion.com