PD: Tmerri i trafikut në Unazën e Re i shtohet aferës 48 milionë euro
Eksperti i Ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tmerri i trafikut në Unazën e Re, i shtohet aferës 48 milionë euro taksa të shqiptarëve për 2.2 kilometra rrugë.
Në reagimin e tij, Teliti shprehet se për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut.
“Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milionë euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë. Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothuajse 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare. Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos. Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26- vjeçar që u bë kurban për një grusht para”, shprehet ai.
Fraksion.com