AktualitetPolitikëTë fundit

Meta pret në takim ambasadoren e re të Kubës: Rritje e bashkëpunimin mes dy vendeve

Shqipëria dhe Kuba kanë interes të përbashkët për zgjerim  të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadoren e ri të të Kubës në Shqipëri, Caridad Yamira Cueta Milian.

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Caridad Yamira Cueta Milian”, u shpreh Meta.

“Theksuam interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës”, tha Meta.

 

Fraksion.com