AktualitetPolitikëTë fundit

“Jo vetëm Task Forca”: Balla shpërndan maska falas për qytetarët e Librazhdit

Në vijim të ndërgjegjësimit qytetar për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bashkë me një grup të rinjsh shpërndanë maska falas për qytetarët e Librazhdit.

Nisur nga rritja e rasteve me koronavirus, Balla vizitoi zonat më të populluara të qytetit të Librazhdit për të parë nga afër respektimin e masave anti COVID-19, të cilat shërbejnë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra, dhe një grup të rinjsh, Balla shpërndau maska për qytetarët si dhe i bëri thirrje atyre që të respektojnë rregullat e distancimit social si dhe të mbajnë maska mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit.

Sipas Ballës, jo vetëm ekipet e Task Forcës, por të gjithë mund të kontribojmë me këshillimet për mbajtjen e maskës kudo, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.

“Isha në Librazhd dhe në zona të mbipopulluara sikurse janë tregjet, do të insistojmë në respektimin e plotë të masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Mos harroni maskë, distancë, higjienë”, tha Balla.

 

Fraksion.com