Macron: Pandemia Covid-19 do të vazhdojë deri verën e ardhshme
Francës ashtu si dhe pjesës tjetër të botës do t’i duhet të jetojë me koronavirusin të paktën deri verën e ardhshme. Kështu ka deklaruar të premten presidenti Emmanuel Macron.
Macron, që foli gjatë një vizite në një spital, tha se për momentin nuk ka në plan të reduktojë shtetrrethimet e vendosura për t’i bërë ballë virusit.
“Kur dëgjoj shkencëtarët, me të cilët nuk has në mosmarrëveshje kur komunikoj, mund të them se presim që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. Çështja është se si të bashkjetojmë me virusin gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Macron.
Shefi i pallatit Elize tha se është shumë herët për të thënë nëse një bllokadë kombëtare ose lokale do të vendoset.
“Në këtë fazë, duke parë shifrat e infektimeve ditore, nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ngadalësojmë ritmin; pra, të reduktojmë jetën sociale dhe të kufizojmë kontaktet për të frenuar përhapjen. Ne do të vazhdojmë testimet, lajmërimet dhe mbrojtjen e qytetarëve”, theksoi Macron.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus, aktualisht ka shkuar në mbi 1 milion. Kjo e bën Francën me 65 milionë populli, vendin e shtatë në botë me mbi 1 milion raste me koronavirus. Më shumë se 34.500 njerëz kanë vdekur në Francë pas infektimit me Covid-19.
Fraksion.com