AktualitetTë fundit

“Rultatin pas 2-3 javësh”; Brataj: Mbajtja e maskave shumë e rëndësishme

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj thotë se mbajtja e maskave është shumë e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në një intervistë televizive, Brataj tha se, “çdo masë që merret priten të paktën 2 deri 3 javë për të parë rezultatet e asaj që ndodh. Numri i shifrave që kemi parë këto ditë, tregonte që ishte një masë e drejtë që një javë para që ta parandalojë disi përhapjen e infeksionit dhe rezultatin e maskës do ta shohim pas 2-3 javësh nga momenti i vendosjes së saj”.

Mbi rritjen e rasteve gjatë ditëve të fundit Brataj tha se, “me rritjen e numrit të të prekurve do të rritet dhe numri i pacientëve. Skenarët janë përgatitur pikërisht për këtë punë. Vera nuk mundësoi hapjen e tyre për arsyet që dihen, sepse ishin në favorin tonë kushtet e verës, kurse tani që kushtet janë në favorin e virusit mund të hapen dhe skenarë të tjerë COVID 3, 4 ose dhe skenarë të tjerë në varësi të dimrit”.

Brataj theksoi se numri i personave që telefonojnë Urgjencën Kombëtare është rritur javët e fundit.

“Është normal që është rritur numri këto 10 ditët e fundit sidomos ka pasur një rritje konstante. Nga 1300 që ne shkuam gjatë muajit gusht-shtator, tani jemi tek 2 mijë thirrje. Pas pak mund të themi që mund të dyfishohen thirrjet. Nga këto 400-500 prej tyre janë për COVID-in”, tha Brataj.

 

Fraksion.com