Gara për deputetë në PD, reagon Salianji: Misioni im është një dhe i vetëm
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salinji, reagon për garën e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, pasi Komisioni i Vlerësimit rrëzoi emrin e tij.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Salinji shpreh vlerësime të larta për PD-në, teksa thekson se ka pasur mbështetje masive nga anëtarësia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit.
Mesazhi i Salianjit:
Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.
Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.
Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .
Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.
Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.
Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar
Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.
Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues.
#ditëmëtëmira
Fraksion.com