“Shteti është kthyer në han pa porta”, Hyseni: Verifikimi është bërë mbrapa dhënies së nënshtetësisë
Ish-deputeti i PS-së, Alket Hyseni ka thënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se ka pasur raste të dhënies së nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta dhe më pas është bërë procedura e verifikimit të profilit të tij.
“Rregullin e ka kthyer në minorancë nuk duhet të lëmë vakume të tilla, ai më tremb, më tremb fakti që 419 janë verifikuar ose s’janë verifikuar fare. Ka raste që verifikimi ka ndodhur më mbrapa. Nënshtetësia është bërë si LSI, që hajde të ruash vendin e punës. Presidenca të ulet në atë farë derexheje, është antisportivitet të japësh ashtu nënshtetësi. Shteti është konsideruar si han pa porta“, tha Hyseni.
Fraksion.com